ZBUKURIME PËR DUAR (BYLYZYK)

ZBUKURIME PËR DUAR (BYLYZYK)

Qëllimi:

  • Zhvillimi i imagjinatës, kreativitetit si dhe muskulaturës së imët. Manipulimi i pavarur gjatë prerjes, ngjitjes qëndisjes dhe ngjyrosja e zbukurimeve të duarve (bylyzykëve) me materiale të ndryshme.

Material i nevojshëm:

  • Gërshërë
  • Fletë
  • Ngjyra

Aktivitetin e fillojmë duke e prezantuar proektin nepërmjet formës elektornike fëmijëve në shtëpi. Ju prezantojmë forma të ndryshme të bylyzykëve, si dhe materialet me të cilët mund ti bëjnë. Bylyzykët mund të bëhën nga materiale të forta si p.sh zinxhirë, rethore plastike ose të drurit, si dhe materiale te buta si p.sh pej, letër, pëlhurë etj.

Së pari fëmijët vendosin me se çfarë forme kanë dëshirë të kenë. Pastaj e zgjedhin materijalin dhe e përpunojnë bylyzykun.

Ka disa mënyra të krijimit të bylyzykëve.

Fëmijët marin një shirit ngjitës, e rethojnë dorën në atë mënzrë që pjesa ngjitës të jetë nga ana a jashtme. Pasi të kenë rethuar dorën ata i ngjesin dy anët e shiritit. Në anën e jashtme të shiritit i cili është me ngjitëse mund të ngjesin dekorime të ndryshme të letrës pëlhurës etj.

Femijët mund të bëjnë edhe me një shirit prej letre të bardhe ose me ngjyra, e masin shiritin sa e kanë kyqin e dorës dhe e presin në gjërësinë dhe trashësinë e duhur. Pastaj ata mund ta marrin shiritin, ta dekorojnë me vizatime, shkrime të ndryshme ose munden edhe me prerje të krijojnë forma të ndryshme. Pasi të kenë zbukuruar shiritin, e vendosin në dorë the e ngjisin 2 fundet.

Fëmijët mund të marrin pe ose litarë dhe ta lidhin reth dorës. Perin ose litarin mund ta vëndojm vetëm me një ngjyrë ose mund të ndërthurim disa perëra ose litarë me ngjyra të ndryshm. Poashtu mund të shtojnë dekorime në formë të unazave ose zbukurime me bira nëpërmjet të cilave mund të vëndosin perin ose litarin. Dekorimet mbeten ne imagjinatën e fëmijëve.

Bylyzykët mund të bëhën edhe prej rollnave që mbesin nga letra e tualetit. Ato mund të priten, dekorohen dhe mandej mund të vëndohen në dorë. Dekorohen me vizatime të ndryshme, mund të vizatohet ose shkruhet edhe emri, mund të përdoren materiale ngjitëse të cilat do ti ngjesin dekorimet në rollnen e letrës.

Bylyzyk mund të krijojmë edhe nga zinxhirë ose tela të cilët mund ti zbukurojme me dekorime sikurse te bylyzykët nga peri dhe litari, me dallim që këto bylyzykë për shkak të materialit janë pak më të rënda për të manipuluara.

Në fund i kemi edhe bylyzykët të cilat mund ti bëjmë nga plastika ose llastëku. Këto janë me fleksibile dhe kërkojnë përpunim me ndërthurrje.

Pas mbarimit të aktivitetit përpiquni që fëmija spjegon procesin se si e ka bë dhe cila ka qenë ideja dhe inspirimi për krijimin e Dhe prej cilave lloje të materialit mund të bëjmë bylyzykë.

Me atë që do të stimuloni kreativitet tek fëmija, do ti ja zhvilloni motorikën e imët, këmbënguljen dhe durueshmërinë.
Me realizimin e këtyre aktiviteteve do ti stimulojmë në arritjen e dhuntisë për krijimtari ku fëmija krijon shprehi që të manipulojë me elemente dhe materiale të ndryshme.

Shpresojmë se jeni kënaqur me aktivitetet e përbashkëta dhe se fëmija juaj mësoj diçka të re, ose e mbindërtoj atë që më e ka ditur prej më parë.

Në interesin e fëmijës tuaj është që ti përcjellni shpalljet tona.

TË MËSOJMË SËBASHKU NËPËRMJET LOJËS.