Vulosja Me Fruta Dhe Perime

Vulosja Me Fruta Dhe Perime

Qëllimi i aktivitetit:

  • Të nxisë interesin për të marrë pjesë në aktivitete për vizatime përmes përdorimit të formave të ndryshme të shprehjes artistike;  Zhvillimi i aftësive motorike të imëta dhe aftësive manipuluese me duar dhe gishta

Materiali për punë:

  • Fruta dhe perime, thikë,brushë për ngjyrosje,ngjyra tempere , letër për ngjyrosje

Bisedoni me fëmijën tuaj dhe kujtojeni atë për dobitë nga frutat dhe perimet, si dhe nevojën për nevojën që të jenë rregullisht të pranishme në ushqimin tonë. U thoni atyre se do së bashku do të hulumtoni frutat dhe perimet.
Së pari do të prisni pemët dhe perimet në gjysmë, dhe pastaj do të diskutoni për brendësinë e tyre. Nxiteni fëmijën ti emërojë, përshkruajë dhe krahasojë frutat dhe perimet. Pastaj inkurajoni fëmijën të fillojë të ngjyrosë frutat dhe perimet dhe të bëjë vulactë ndryshe në letër. Kërkojini që të identifikojë cilat vula janë bërë nga frutat dhe cilat nga perimet. Ju mund të vizatoni forma të ndryshme në perime dhe fruta, ti jepni formën me thikë, fëmija mbi to, me një brushë, le të vendosë vendosë dhe ta shtypë atë në një copë letër. Fëmija do të argëtohet duke shtypur forma të ndryshme që ata mund të kombinojnë dhe të krijojë fotografi interesante. Lëreni fëmijën të hulumtoj vulat dhe të eksperimentojë me ngjyrat për të krijuar piktura të bukura arti.

Përdorni perimet dhe frutat që tashmë keni në frigoriferin tuaj, bëhuni kreativ dhe të aftë.

Më poshtë keni disa fotografi si ide dhe udhëzime për aktivitete interesante me fëmijën tuaj.

Kënaquni me aktivitetet e përbashkëta

SË BASHKU TË LUAJM PËRMES LOJËS