Qëllimi:
- Fëmija përshkruan dhe numëron çka ka në dhe reth rrugëve në afërsinë e tij. Njohje me regullat bazike për lëvizje nëpër trotoar, njohje vijave të bardha për lëvizje për biçikleta dhe për njerëz. Mbajtja e barazpeshës së trupit gjate ecjes dhe vrapimit.
Material i nevojshëm:
- Ilustrime të rrugëve
- Fleta të bardha
- Ngjitëse
- Gërshërë
- Ngjyra të ujit
- Brushë
Me fëmijët bisedojmë për rrugën. Si duket një rrugë, ngjyra vijat e bardha në mes (çka shënojnë ato), pastaj vijat e bardha ku kalohet rruga, respektivisht zebrat, trotoaret, vijat e bardha në trotoare, shënimet që na tregojnë ku të lëvizin biçikletat e ku të lëvizin këmbësorët. Do ju tregojmë edhe ilustrime nga të njëjtat.
Vendet e sigurta për lëvizje me biçikleta, shtegu i biçikletave.
Kalimi për këmbësorë- zebrat
Shtegu për vrapim
Ngjyrosja e rrugëve.
Fëmijëve ju japim fletë të bardhë.
Të njëjtin duhet ta ngjyrosin krejt me ngjyrë të zezë me ndihmë të ngjyra të ujit dhe brushë.
- Pasi që të thahet shtresa e zezë në të fëmijët le të ngjesin shirita te bardhë paraprakisht të prera nga një letër e thjeshtë e bardhë dhe të njëjtat do ta përfaqësojnë rrugën.
Vrapojmë reth rrugëve tona.
Ndani pak kohë dhe me fëmijët e tuaj bëni një shëtitje reth rrugicave në rethinën tuaj. Shëtitja le te jetë me tempo të matur të vrapit të cilën mund ta përcjellin edhe fëmijët tuaj. Përdoreni këtë moment për rekreacion dhe tregojuni fëmijëve rregullat e komunikacionit të cilat duhet ti respektojnë.
Mësojmë nëpërmjet lojës.
Shpresojmmë se aktivitetet e ofruara ju kanë pëlqyer.