Forma Dhe Pamja E Zarzavateve

Forma Dhe Pamja E Zarzavateve

I jepni fëmijës dy lloje të perimeve dhe i thoni vet ti tregojë karakteristikat, dallimet,, ngjyrat dhe a e kan shijen e njejtë. Në mënyrë te njejtë vazhdoni edhe me perimet tjera. Mandej në mënyrë të njejtë vazhdoni bashkë me fëmijën duke i vizatuar perimet me forma dhe karakteristike të njejtë.

Mollët Sipas Ngjyrës Dhe Formës

Mollët Sipas Ngjyrës Dhe Formës

Bleni mollë ose nëse jetoni në fshat, ndihmojeni fëmijën tuaj të zgjedhë disa mollë të rënë nga pema. Vendosni mollët e zgjedhura o,se të blera në tavolinë ose në dysheme së bashku me disa pjata me ngjyrë molle (të kuqe, të verdhë, jeshile). Kërkojuni fëmijës të ndajë mollët sipas ngjyrës, natyrisht me ndihmën tuaj.

Frutat

Frutat

Së bashku me fëmijën, shikoni fotografinë në të cilën paraqiten frutat dhe nxiteni atë që të njohë dhe të emërtojë atë që sheh në fotografi. Shpjegojini atij se frutat janë të pasur me lëndë ushqyese dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për trupin tonë dhe duhet të jenë rregullisht të pranishme në ushqimin tonë.

Sallatë Prej Pemëve (Fruta)

Sallatë Prej Pemëve (Fruta)

Filloni bisedën me fëmijën tuaj për rëndësine e ushqimit të shêndetshëm të pemëve, cili është përfitimi dhe çfar vitaminash përmbajnë pemët dhe cilat pemë më tepër përdoren në vjeshtë. Pregadisni ushqimin të shëndetshëm dhe të shijshëm në mënyrë kreative, i përzieni dhe bëni një sallatë...

Perimet

Perimet

Së bashku me fëmijën, shikoni foton me perime dhe nxiteni atë të njohë dhe emërtojë atë që sheh në foto. Shpjegojini atij se perimet janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për trupin tonë dhe është e nevojshme që perimet të jenë rregullisht të pranishme në ushqimin tonë.

Bëjmë Zahire (Turshi)

Bëjmë Zahire (Turshi)

Për këtë aktivitet dhe në përputhje me trendin e vjeshtës, ju sugjerojmë të përfshini fëmijën tuaj dhe të jeni pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në përgatitjen e dimrit. Nëse deri më tani kemi mësuar me ndihmën e enigmave, vizatimeve dhe perimeve plastike...