Qëllimet:
- Shënimi i Ditës Botërore të Ushqimit të Shëndetshëm, 16 Tetor. Arritja e shprehive për ushqimin e duhur dhe jetë e shëndetshme.
Materiali i nevojshëm:
- Fruta dhe perime sezonale ,enigma nga fotografit e frutave dhe perimeve te ndryshme
Nxiteni fëmijën tuaj të mendojë dhe t’ju tregojë se çfarë paraqet për të ushqimi i shëndetshëm. Kujtojuni atë ushqimi i shëndetshë më së shumti çshtë i pranishë tek pemët dhe perimet, sepse ato janë të pasura me lëndë ushqyese dhe shumë vitamina.
Fëmijët duan të hanë melmesa dhe ëmbëlsira. Është në rregull të hani melmesa dhe ëmbëlsira. Gjeni një mënyrë për t’i ekuilibruar ato në ushqimin tuaj. (Shembull – Pasi fëmija juaj të hajë perimet ose frutat për të marrë një melmesë të lehtë, çokollatë ose karamele …).
Bëhuni kreativ në shërbimin e ushqimit, kjo do të inkurajojë fëmijën të hajë me kënaqësi.
Shpjegojini fëmijës se një ushqimi i shëndetshëm është i dobishëm dhe i rëndësishëm për të rriturit dhe shumë është më i rëndësishmëm për fëmijët, sepse ata kanë nevojë të rriten të shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse të rriturit ranë dakord të ketë “Ditë të Ushqimit të Shëndetshëm” që do të na kujtojë se sa e rëndësishme është të ushqehemi shëndetshëm.
Nxiteni imagjinatën e tij duke i shpjeguar atij se personazhi apo heroi i tij i preferuar gjithashtu ha ushqim të shëndetshëm. Shpjegojini atij se perimet janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për trupin e tij dhe për rritjen dhe zhvillimin e duhur të tij.
Nga fotografi të ndryshme me fruta ose perime mund të prisni pjesë dhe të bëni një enigmë që fëmija do të mbledhë. (Enigma duhet të ketë maksimum 9-12 pjesë).Nxiteni fëmijën që vet të vizatojë fruta dhe perime. Nëse ai kërkon ndihmë, ndihmojeni, vizatoni ju dhe lëreni fëmijën të ngjyrosë vizatimin. Nëse keni plastelinë, nxiteni fëmijën tuaj të modelojë fruta ose perime në mënyrën e tij.
Çdoherë që keni mundësi angazhojeni fëmijën t’ju ndihmojë të përgatisni drekë, sallatë ose lëng frutash.
Kënaquni me aktivitetet e përbashkëta
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS