Qëllimi:
- Drejtimi dhe mbajtja e vëmendjes së femijes.
- Njohja dhe tregimi I tekstit dhe imazhit në një libër fotografish etj.
Materiali i nevojshëm:
- Libra me figura te ndryshme, aplikacione
Qëllimi i këtij aktiviteti që mund të kryhet në shtëpi me të cilin do ta ndihmoni dhe mësoni fëmijën tuaj të njoh dhe identifikojë imazhin dhe tekstin është zhvillimi dhe përparimi i vazhdueshëm në zhvillimin e nocionit të vetvetes si dhe identifikimi i vetvetes dhe dallimi teksti nga një imazh.
Zgjidhni librin tuaj të preferuar me figura dhe ndërsa e lexoni, tregoni se ku ka tekst dhe ku është ilustrimi. Ne ju ofrojmë Borëbardhën dhe shtatë shkurtabiqë, veanërisht pjesën e Borëbardhës dhe njohja me shkurtabiqë.
Bëni të njëjtën gjë me fëmijën tuaj, zgjidhni një simbol, të përbashket dhe vendoseni atë në vendin ku do të zgjidh fëmija.Në krevat fëmijësh, ose vendin ku qëndrojnë lodrat e tij dhe të preferuara.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.