TË NJOFTOHEMI

TË NJOFTOHEMI

Qëllimi i aktivitetit:

  • Të inkurajojë fëmijën në sjellje kulturore gjatë përvetësimit të njohurive të reja;
  • Ta thotë emrin dhe mbiemrin e vet gjatë njoftimit me fëmijë të tjerë ose të rritur.

Materialet e nevojshme:

  • Fotografi të postuara,
  • letër vizatimi,
  • ngjyra sipas dëshirës së fëmijës,
  • vizatime ose fotografi të shtypura,
  • doreza,
  • gërshërë,
  • ngjitës,
  • pëlhura të ndryshme.

Bisedoni me fëmijën tuaj për shokët e tij nga kopshti ose lagja ku jetoni, le të tregojë si quhen ato. Shpjegojini atij se ekziston gjithmonë mundësia për të takuar fëmijë ose të rritur të tjerë. Tregoni atij se duhet të prezantohet me emrin e tij të plotë. Nëse fëmija juaj dëshiron ta thërrasin me një emër të shkurtër, ai të tregon se si ta thërrasin.

Për të inkurajuar dhe mësuar fëmijët, organizoni lojën “njoftohemi” ku të rriturit prezantohen me fëmijën dhe fëmija prezantohet me ju. Përfshini të gjithë anëtarët e familjes në lojë, duke i kushtuar vëmendje sjelljes kulturore me një ton të këndshëm të zërit.

Tregojini fëmijës se si të përshëndetet. (sipas kushteve aktuale të jetesës, nëse do të jetë duke shtrënguar duart, duke prekur bërrylin, duke prekur grushtin, duke ngritur gishtat e mëdhenj ose duke treguar simbolikisht zemrën me gishta dhe pëllëmbë)

Ju mund të vizatoni fytyra në pjesën e brendshme të gishtërinjve të fëmijëve dhe gishti të bëhet kukull dhe fëmijët do të shpikin emra në gishta. Nëse keni mundësi, shtypni një vizatim me fytyra për të bërë kukulla me gishta. Fëmijët do të shpikin emrat e tyre dhe do të luajnë me gishtat e kukullës.

Bëhuni kreativ së bashku me fëmijën, bëni kukulla nga doreza dhe materiale të ndryshme, dekorojini ato sipas idesë tuaj.

Në vazhdim keni vizatime për të shtypur dhe për të bërë kukulla gishtash me fëmijën.

Shpresojmë që të shijoni aktivitetet e përbashkëta dhe që fëmija juaj të arrijë shprehi për prezentim kulturor kur të njoftohet me fëmijë dhe të rritur.

Në interes të fëmijës tuaj ndiqni postimet tona.

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS