Qëllimi:
- Zbulimi dhe njohja e rolit të ajrit, kuptimi si dhe ndërgjegjësimi ekologjik. Njohja me faktorët që shkaktojnë ndotjen e ajrit dhe ndikimi negativ i njeriut ndaj natyrës.
Materiali I nevojshëm:
- Ujë, lule, kovë, zorrë për ujitje të oborrit (barit).
Bisedoni me fëmijët dhe tregoni se ajri është i rëndësishëm për njeriun dhe për mjedisin që na rrethon, i cili vazhdimisht është nën ndikim të ndotjes. Ndotja e ajrit vjen nga aktivitetet njerëzore, nga transporti rrugor, transporti ujor, nga industria, nga mbeturinat, nga ujërat e zeza, ndryshimi klimatik etj. Por ne duhet të mundohemi që ta ruajmë natyrën, të kujdesemi për lulet, barin, liqenet, lumenjtë, që të kemi ambient të mirë dhe ajër të pastër.
Bëni pyetje të thjeshta dhe të shkurtra:
1. Kush e ndot ajrin?
2. Si ta ruajmë ajrin?
- Bisedoni me fëmijen sipas fotografive të dhëna , se si dhe kush e ndot ajrin !
Tregojuni fëmijeve që ajri I pastër është I nevojshëm edhe për zogjët , insektet, lulet , pemët etj të cilët e thithin atë (ajrin).
Nxiteni fëmijën që të kujdeset për lulet e shtëpisë ose ambientin e oborrit që e keni në shtëpi, duke i ujitur dhe pastruar gjethet e luleve ose mirëmbajtjen e oborrit si: pastrim i oborrit, ujitja e luleve dhe barit.
Ja disa foto:
“TE MBJELLESH NJE LULE SOT,PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE NESER…”
Besoj se ju kanë pelqyer aktivitet, ju lutemi nëse keni mundësi të na dërgoni fotografi nga punimet dhe angazhimet e juaja.