QËLLIMI:
- Njoftimi me rendin ditor dhe me ambientin ditorë.
- Njoftimi me edukatoren, përkëdhelsen dhe personat e tjerë të rritur që punojnë në kopësht.
- Njoftimi me mësonjetoren, qëndrat, lodrat, mjetet në të, me kuzhinën, sallën, banjo.
MATERIALI I NEVOJSHËM:
- Fotografi serike ‘’Unë në kopësht’’ katrore, lodra.
Njohja e ambientit se ku do të jetojmë është njëra prej gjërave më të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Për këtë aktivitet kemi nevojë për ju të ndëruar prinder .
Si do të jetojmë së bashku në shoqëri dhe me shoqërinë?
Hapësira (objekti) ku do të jetojmë është vetëm një dhe është e përbashkët për të gjithë.
Në zhvillimin e fëmijës gjatë fëmijërisë së hershme ka një rëndësi të vecantë, ambienti familjar në të cilën rritet fëmija. Mjedisi I kopshtit dhe përdorimi i lojës për të realizuar procesin e të nxënit në kopësht, janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në edukimin cilësor gjatë fëmijërisë së hershme.
Flisni me fëmijën që kopshti mund të jetë shtëpia e juaj e dytë.
Në vazhdim do të keni mundësi t’i shikoni së bashku me fëmijën tuaj fotografitë serike, ku në to do të bazoni të tregoni fëmijës çka ka brenda në kopësht dhe jashtë kopështit.
Fëmija njoftohet me vendin se ku do të jetojmë se bashku, çka ka brenda në kopësht, në mësonjetore, në sallë, në kuzhinë, në banjo, njoftohen me të punësuarit në kopsht.
Në foton e parë kopshti im, shtëpia ime e dytë; ku fëmijët përshëndeten dhe pregaditen për në klasë.
Fotoja e dytë stimulizon larjen e duarve dhe ngrënien e mëngjesit.
Në këtë foto zhvillohet aktiviteti nga ana e
edukatores sipas dëshirës së fëmijëve
Mbatja e aktivitetit të rregullt ditor në mësonjëtore.
Pamja e jashtme e kopshtit, aktivitete të lira.
Stimulon kohën e gjumit, me ndihmën e përkëdhelëses fëmijët pregaditen për të pushuar.
Mësojmë duke luajtur, sipas mundësive po që se keni katrore ose lodra të tjera, të imagjinuara; nxiteni fëmijën dhe së bashku të ndërtoni kopshtin në të cilin ai ose ajo do të kalojë një pjesë të kohës në të dhe të njoftohen me rendin ditorë në kopësht.
Mandej së bashku t’i emërtoni lodrat, nxiteni fëmijën të tregojë funksionin dhe vendin ku duhet të qëndrojë, të mësojë se cila lodër duhet të kthehet në vendin e duhur.
TË MSOJME SË BASHKU NËPËRMJET LOJËS