Seri fotografish “Peshkatari i vogel”

Seri fotografish “Peshkatari i vogel”

Qëllimet:

  • stimulimi i fëmijëve për dëgjim aktiv,
  • dëgjim me kujdes dhe kuptim i tregimit,
  • pasurim i fjalorit të fëmijëve dhe vet tregim.

Materiali i nevojshëm:

  • Seri fotografish,
  • Fleta me ngjyra,
  • Ngjitëse,
  • Gërshërë.

Aktivitetin e fillojmë me bisedë me fëmijët, çka është peshkatari, çka bën ai dhe çka krejt i duhet për të zënë peshqit.
Shpjegoni fëmijëve se peshkatari ndonjëherë mund të kap peshqi dhe ka raste kur nuk mundet të kapën. Por secili mund të jetë “peshkatar” – secili mund të provon të kap peshk. E gjitha që kanë nevojë janë shkopi i peshkimit, grepi dhe karremi.
Për atë shkak edhe në aktivitetin tonë në vijim do ta përcjellim një tregim – e treguar me seri fotografish.
Në të bëhet fjalë për një peshkatar të vogël i cili ka dëshirë të madhe që të kap peshk.

PESHKATARI I VOGËL

Një mëngjes të hershëm peshkatari i vogël u nis për në liqenin e vogël që të kapën ndonjë peshk. Duke hecur ishte i thelluar në mendime se çfarë peshku do të kapën.

Dëshira që ta kapën ishte më madhe e më madhe. Aq shumë shpejtonte sa për një qast arriti tek liqeni.

Kur arriti tek liqeni ai ishte aq shumë i eksituar sa menjëherë filloj të peshkojë.

Nuk kaloj shumë kohë kur grepi filloj të tërheq fortë. Përnjëherë diçka e ka kap grepin. Peshkatari ka filluar të tërheq fortë dhe tha me yë të lartë:

-Ja, sapo e kapa peshkun.

Por kur e nxori grepin në vend të peshkut ai kishte kapë një kanaqe të vjetër. Përsëri e hodhi grepin në ujë, por kësaj here nxori një këpucë të vjetër.

Ashtu i shkoj krejt dita, duke kapur gjëra të vjetra. Në fund ku i padisponuar dhe hidhëruar në shtëpi.

  • Pas mbarimit të aktivitetit përpiquni që fëmija juaj tju ritregon tregimin nëpërmjet fortografive me ndihmën e pyetjeve dhe përgjigjeve.
  • Stimuloni fëmijën tju tregojë se pse peshkatari ska pas sukses të kapën peshkun? Pse tërë kohën ka kap gjëra të vjetra. Dhe pse pse kemi nevojë për ti rruajtur dhe mos i ndotur ujra e lumenjve, liqeneve, detrave. Pse është uji shumë i rëndësishëm si për njeriun ashtu edhe për botën shtazore?
  • Dhe në fund nëse keni mundësi me fëmijun tuaj ta bëni peshkun të cilin peshkatari i vogël shumë ka dashtë ta kap.

Me atë që do të stimuloni kreativitet tek fëmija, do ti ja zhvilloni motorikën, këmbënguljen dhe durueshmërinë.
Me realizimin e e këtyre aktiviteteve do ti stimulojmë në arritjen e dhuntisë për bisedim ku fëmija krijon shprehi që të na dëgjojë derisa i lexojmë, dhe të na përgjiget pyetjeve të cilat ia parashtrojmë.

Shpresojmë se jeni kënaqur me aktivitetet e përbashkëta dhe se fëmija Juaj mësoj diçka të re, ose e mbindërtoj atë që më e ka ditur prej më parë.
Në interesin e fëjiës Tuaj është që ti përcjellni shpalljet tona.

TË MËSOJMË SËBASHKU NËPËRMJET LOJËS.