Qëllimet:
- Njohja e ngjashmërive dhe dallimeve midis frutave (forma, ngjyra, shija, aroma, të forta ose të buta),
- interes për pjesëmarrje në aktivitetet (lojërat) kolektive.
- Arritja e veprimeve jo të mira dhe i atyre të mira gjatë ngrënies dhe njoftimi me servimin e frutave në pjatë.
Materiali i nevojshëm:
- Receta me fruta – fruta të freskëta, pjatë, lugë, pirun.
Të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme do të thotë që të konsumoni shumëllojshmëri ushqimesh që ju japin fuqi të ndiheni mirë dhe të jeni energjik. Tregojuni se fëmijët dhe të rriturit duhet të konsumojnë fruta sepse ato kanë shumë vitamina të cilat i nevojiten organizmit të njeriut.
Merrni disa fruta që keni nëpër shtëpitë e juaja dhe mundësojuni fëmijëve prej së afërmi që t’i shohin, t’i prekin dhe t’i shijojnë.
Nxitni fëmijët të tregojnë dallimet dhe ngjashmëritë mes frutave si: ngjyrën, formën, shijen, aromën, fortësinë etj. Pastaj me frutat që i keni mundohuni të bëni një recetë për fëmijët e juaj.
Ja edhe receta jonë:
– Marrim disa fruta si: mollë, portokall, kivi, banane.
Së pari i pastrojmë, nëse kemi fruta të cilave duhet t’ua largojmë lëvoren e largojmë, pastaj frutat i copëtojmë në copëza të vogla që të mund fëmijët t’i konsumojnë më lehtë.
Frutat e copëtuara i vendosim në pjatë ku edhe bëjmë ndonjë zbukurim që fëmijëve t’ju duket më bukur dhe më interesante (tërheqëse).
Përveç sallatë frutash tregojuni fëmijëve që mund të bëjmë edhe lëngje,
ka fëmijë të cilët nuk dëshirojnë të hanë fruta, atëherë frutat i vendosim në blender ku bëjmë lëng 100% të freskët (gjejeni mënyrën se si ti konsumojë fëmija juaj frutat).
Dëgjoni një këngë për fruta me fëmijët tuaj. Klikoni në linkun e mëposhtëm.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.