Receptë  Frutash

Receptë Frutash

Qëllimet:

  • Fitimi i njohurive elementare për karakteristikat e frutave përmes manipulimit me fruta.

Materiali i nevojshëm:

  • Receptë frutash, fruta,enë plastike, lugë, thikë, pirun,mjaltë.

Për recetën e frutave na duhen:
1 mollë
1 banane
1 dardhë
1 ftua
Mjalt për dekorim.
I marim frutat i pastrojmë me ujë të bollshëm, frutat i vendosim në një enë plastike.

Të gjitha frutat i qërojmë me thikë, pastaj i ndajmë në copëza të vogla, i përziejmë me lugë kuzhine derisa te bëhet bashkimi i të gjithave frutave. Pastaj i hedhim në një pjatë dhe i servojmë,ndersa për dekorimi dhe shije i hedhim pak mjaltë.
Me pas ju tregoj një tregim.

ZËNKA KUQ -VERDHË

-Bobo sa je zverdhur!- një mollë i tha ftoit.- Me siguri je shumë i sëmurë….Më duket se nga dega do të biesh deri në mbrëmje.
Mos të të vijë keq !-iu përgjigj ftoi.Jam edhe më i rëndë edhe më i shëndetshëm se ti madje dhjetë herë.Me të vërtete ti je më e kuqe se unë por kjo nuk do të thotë se në dru do të qëndrosh më gjatë se unë!
Një dardhë kandare cila piqet vonë në vjeshtë, dëgjoi se cfarë biseduan molla dhe ftoi dhe filloi të qeshë:
Në jetë, të dashurit e mi-iu tha- asgjë nuk është e përhershme.Dielli për të gjithë ne nxeh njësoj. Dielli na mbush me vitamina, na bën ushqim të shëndetshëm! Me rëndësi është se unë edhe ju të dy, kur do të piqemi, do të gëzojmë ndonjë fëmijë.Mos i kërkoni njëra tjetrës mangësi, çdo pemë është ushqim super i shëndetshëm.

 

Çfarë i tha molla një ditë ftoit?
Si ju përgjigj ftoi mollës?
Çfarë ju tha dardha kandare , mollës dhe ftoit?
Çka mësuam nga ky tregim?

Gjithmonë inkurajoni dhe motivoni. Për më tepër, ka fotografi nga punimet për temën e dhënë.

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.