Qëllimi:
- Zbulimi dhe njohja e vetive apo cilësive të ajrit, njoftimi me mjetet ajrore dhe kush i drejton ato.
Material I nevojshëm:
- Shpatulla te drurit (të mjekëve), kapëse të rrobave, ngjyra të ujit, brusha, ngjitës.
Bisedoni me fëmijët për ajrin dhe se ai është i domosdoshëm për njeriun dhe për të gjitha qeniet e gjalla në tokë, pa të cilin nuk kemi jetë. Ajri i pastër është shëndeti i njeriut, prandaj duhet të kujdesemi për mjedisin që të kemi një jetë të shëndetshme. Tregoni për mjetet ajrore si: aeroplani, helikopteri, raketa etj.Bëni femijëve pyetje të shkurtra: për çka nevojitet aeroplani?(për udhëtime për transport te mallrave)a kanë udhëtuar ndonjëher me aeroplan? kush e drejton aeroplanin(piloti) etj…
Së pari me brushë dhe ngjyra uji I ngjyrosim shpatullat dhe kapëset e rrobave,I lëmë të thahen dhe pastaj I ngjesim me ngjitës .Pasi ta kryeni punimin e aeroplanit jepjani femijës te luaj në ambientet e dhomës ose në oborr të shtepisë derisa të ketë interes.
Le të mësojmë së bashku përmes lojës.