Perimet

Perimet

Qëllimi

  • Identifikimi,
  • emërtimi dhe përshkrimi i perimeve,
  • arritja e njohurive për përfitimet nga bimët dhe vlera e tyre ushqyese.

Materiali i nevojshëm:

  • Perime sezonale

Së bashku me fëmijën, shikoni foton me perime dhe nxiteni atë të njohë dhe emërtojë atë që sheh në foto. Shpjegojini atij se perimet janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për trupin tonë dhe është e nevojshme që perimet të jenë rregullisht të pranishme në ushqimin tonë.

Nëse fëmija është i interesuar, tregojini atij fotografinë ku mbillet dhe si duhet të kujdesimi ndaj perimeve. Kush mund të mbjellë dhe të kujdeset për to dhe kush mund të ndihmojë (kopsht perimesh). Theksoni që është shumë e rëndësishme që perimet duhe ti lajë mirë  para se t’i përdor. Përfshini fëmijën tuaj në përgatitjen e drekës ose gjatë përgatitjes së sallatës. Nxiteni fëmijën tuaj që t’i përshkruaj perimet (ngjyra, forma, aroma, shija …), të ndajë me ju mendimet e tij për lloje të ndryshme të perimeve.

Në fotografitë e mëposhtme ju mund t’i shpjegoni fëmijës se si rriten perimet dhe cila pjesë e perimeve hahet, përdoret në ushqim.

Tani është koha për të përgatitur turshitë. Ju mund të angazhoni fëmijën tuaj për t’ju ndihmuar në përgatitjet. Nëse fëmija nuk dëshiron të hajë perime, Ju bëhuni kreativ dhe nga parimet bëni forma dhe figura të ndryshme që do të jenë interesante dhe që do ta nxisin atë të hajë.

Kënaquni me aktivitetet e përbashkëta

 

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS