Qëllimi i aktivitetit:
- Fëmija të riprodhojë të dhënat themelore për veten e tij – emrin, gjininë, moshën;
- të përshkruaj pamjen e tij dhe tregojë atë që i pëlqen më së shumti në vendin e tij;
- të tregojë një mesazh pozitiv për veten, për afërmin e tij të rritur ose shokun e tij.
Materiali i nevojshëm:
- Pasqyrë e madhe dhe e vogël,
- letër vizatimi,
- ngjyra sipas zgjedhjes së tij dhe shkumës.

Përmes bisedës, nxiteni fëmijën tuaj që t’ju tregojë të dhënat themelore për veten e tij: emrin, gjininë, moshën … Të përshkruaj veten se si duket: çfarë ngjyre të syv e ka, çfarë flokësh, çfarë rrobash vesh …. Vendosni një pasqyrë në një kuti dhe potenconi se është pasqyrë magjike. Fëmija le të shikoj në kuti dhe të përshkruaj atë që ka parë: çfarë fytyre ka parë në pasqyrë (fytyrë të mërzitur ose të lumtur)? Pse ndihet në atë mënyrë? Le ta rendisë pikat e forta dhe të dobëta të tij, cilat aftësi i ka … cfarë i pëlqen më shumë? Ju gjithashtu mund të shikoni veten tuaj dhe të përshkruani dhe shprehni emocionet tuaja, anët tuaja të mira, aftësitë …

Kërkojini fëmijës që së bashku të shikoni në pasqyrë dhe ai t’ju përshkruajë cka pëlqen tek ju. Dikush tjetër nga familja mund të futet në lojë. Pasqyra është “magjike” dhe tregon emocionet e secilit që shikon në pasqyrë, tregon anët e mira të personit. Nëse dikush ndjehet i trishtuar, bërja e fytyrave qesharake në pasqyrë do ta bëjë fytyrën tuaj të buzëqeshë …

NËSE KENI PASQYRË MË TË MADHE
Nxiteni fëmijën të vizatojë fytyrën e vet derisa shihet në pasqyrë. Mund të vizatoj drejtpërdrejt në pasqyrë me shkumës. Fëmija mund të përpiqet të vizatojë fytyren e tij në një copë letër me ngjyrat e zgjedhura nga ai.
Zhvilloni imagjinatën e fëmijës tuaj. Nxiteni që të përpiqet që të vizatoj veten ashtu siç do të dëshironte të dukej (për shembull si një hero, një trim ose një personazh imagjinuar …).
Me këtë aktivitet ju te fëmija zhvilloni të folurit e drejtë si dhe aftësinë të dijë si të shkëmbeni të dhëna për veten e tij, duke e krahasuar veten me fëmijë ose të tjerë të rritur: Shembull “Unë jam më i vjetër se vëllai ose motra ime”, unë jam më i vogël se nëna ime ose Babi … “” Flokët e mia janë kafe dhe të shkurtra dhe flokët e nënës janë të zeza dhe të gjata “….
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS