MJETET E TRANSPORTIT NË UJË

MJETET E TRANSPORTIT NË UJË

Qëllimet:

  • Njohja me mjeteve të transportit në ujë,
  • Emërtimi dhe njohja e mjeteve të transportit në ujë dhe kush i drejton ato.

Së bashku me fëmijën, shikoni fotografitë 01 dhe 02 të automjeteve të ujit dhe nxiteni që t’i emërojë ato, t’ju tregojë se ku lëvizin dhe kush po i drejton ato.

Shikoni së bashku fotografinë 03 dhe nxiteni fëmijën të mendojë dhe të përshkruajë atë që po sheh.

Sipas fotografisë 04, nxiteni fëmijën të palosë anije nga letra. Nëse kërkon ndihmë, ndihmojeni pjesërisht (ndihma duhet të jetë më shumë një udhëzues se si të paloset. Varkën e bërë nga vet ai ta ngjyrosë ose ta dekoroj në forma dhe ngjyra të ndryshme, sipas ideë dhe mendimit të tij. Anijet t’i lëshojë të lundrojnë në një tas më të madh të mbushur me ujë, në një koritë apo vaskë…

Sipas fotografisë 05 në fletë letre me një ngjyrë të ndryshme (mund të përdorni letër kolazhi) vizatoni një rreth të madh, tre rrathë të vegjël, tre trekëndësha të madhësive të ndryshme dhe një drejtkëndësh të hollë por të gjatë. Nxiteni fëmijën t’i prerë me gërshërë dhe t’i ngjisë sipas figurës së dhënë. Ndihmoni fëmijën nëse ai kërkon ndihmë.

Nxiteni fëmijën të vizatojë dhe ngjyrosë mjetet e transportit në ujë, me material të ndryshëm sipas dëshirës dhe mendimit të tij.

Nga libra ose revista të vjetra, preni fotografi nga automjete të transportonte ujë në disa pjesë dhe bëje një enigmë (deri në 9 fotografi). Fëmija t’i kompozojë në mënyrë korrekte ose të shpikë mjetet e veta duke bashkuar pjesë të ndryshme.

Duke realizuar këto aktivitete, ne do tënxisim dhe zhvillojmë kureshtjen dhe kreativitetin e fëmijës.

Tek fëmija do të zhvillojmë një sens të formësimit me letër – teknikë origami (formësimi duke palosur letrën). Do t’i pasurojmë përvojat shqisore-perceptuese.

Me këto aktivitete tek fëmija zhvillon këmbëngulësia dhe qëndrueshmëria dhe veçanërisht zhvillohet dhe forcohen mototika e imët dhe e madhe.

Shpresojmë që të kënaqeni në aktivitetet e përbashkëta, dhe fëmija juaj do të fitojë njohuri për komunikacionin në ujë do të zhvillojë aftësi për palosjen e letrës – teknikën origami.
Në interes të fëmijës tuaj është që të ndiqni njoftimet tona.

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS

 Ide për punime