Qëllimet:
- Njohja, emërtimi dhe njohja e automjeteve të transportit tokësor dhe kush i drejton ato. Sjellja dhe lëvizja e duhur e këmbësorëve kur marrin pjesë në komunikacion.
- Arritja e njohurive për funksionin e semaforit, vendkalimin për këmbësorë, shenjat e komunikacionit dhe policin e komunikacionit.
Së bashku me fëmijën, shikoni fotografitë 01 dhe 02 për automjetet e komunikacionit (në tokë) dhe nxiteni atë që t’i emërojë, t’ju tregojë se ku po lëvizin dhe kush po i drejton ato.
Bisedoni me fëmijën sipas fotografisë 03. Nxiteni atë që të përshkruaj atë që sheh në foto. Shpjegoni se këmbësorët ecin në trotuar ndërsa fëmijët e vegjël gjithnjë duhet të shoqërohen nga një i rritur. Shpjegoni atyre se makinat lëvizin nëpër rrugë.
Shikoni fotografinë 04 dhe shpjegoni funksionin e semaforit: Për veturat semafori ka tre ngjyra, ndërsa për këmbësorët semafori ka dy ngjyra me një njeri të vizatuar. Shpjegoni ngjyrat e semaforëve dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
Shikoni fotografinë 05 dhe shpjegojuni fëmijëve se si dhe kur polici i komunikacionit rregullon komunikacionin.
Në fotografinë 06 ka shenja komunikacioni. Shpjegojini fëmijës se sa janë të rëndësishme shenjat e komunikacionit. Çdo shenjë tregon një rregull që duhet të respektohet. Kur nuk ka polic të komunikacionit ose semafor, ka shenja të komunikacionit për të ndihmuar në rregullimin e komunikacionit.
Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, nxiteni fëmijën tuaj të vizatojë dhe ngjyrosë automjet, semafor, vendkalimin për këmbësorë ose një shenjë komunikacioni të zgjedhur sipas dëshirës dhe mendimit të tij.
- Së bashku me fëmijën bëni nga letra, paketim ose material tjetër, mjete transporti: automobil, tren, kamion, autobus … Bëni udhëkryqin tuaj, semaforin, zebrën nga material i ndryshëm paketimi, letrës ose kartonit, fëmija do të shijojë lojën.
- Nëse keni revista të vjetra ose libra me fotografi të vjetra me foto të automjeteve në tokë, preni fotografinë nga automjeti në disa pjesë – bëni një enigmë me një bashkim figurash (deri në 9 fotografi). Bëni fëmijën t’i bashkojë ato në mënyrë korrekte ose të shpikë automjetin e vet duke bashkuar pjesë të ndryshme.
- Luaj lojëra lëvizëse: udhëtojmë me tren, drejtojmë një automjet, një autobus, kamioni … Vendosni pengesa të ndryshme të cilat duhet që ti anashkaloni ose zvarriten … (sigurohuni që ato të jenë të sigurta dhe të përshtatshme për moshën).
Duke realizuar këto aktivitete, ne do të nxisim dhe zhvillojmë kureshtjen dhe krijimtarinë e fëmijës.
Këto aktivitete zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë motorike të imëta dhe të mëdha, si dhe këmbëngulësinë dhe qëndrueshmërinë e fëmijës.
Shpresojmë që të jeni kënaqur me aktivitetet e përbashkëta, dhe fëmija juaj të ketë arritur rreth komunikacionit në tokë dhe rregullave të komunikacionit.
Në interes të fëmijës tuaj është që të ndiqni njoftimet tona.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS
Ide për punime