Qëllimet:
- Njohja me mjetet e transportit ajror,
- Emërtimi dhe njohja e automjeteve të transportit ajror dhe kush i drejton ato.
Së bashku me fëmijën, shikoni fotografinë, 01, 02 dhe 03 të automjeteve ajrore dhe nxiteni që t’i emërojë ato, t’ju tregojë se nga po lëvizin dhe kush po i drejton ato.
Së bashku, shikoni fotografinë 04 dhe nxiteni fëmijën të mendojë dhe të përshkruajë se cfarë po shikon në të.
Sipas fotografisë 05, nxiteni fëmijën të palosë një aeroplan letre. Nëse ai kërkon ndihmë, ndihmojeni atë pjesërisht (ndihma duhet të jetë më shumë një udhëzues se si të paloset.) Aeroplanin e bërë nga vet ai, lëreni fëmijën të ngjyrosë ose ta dekorojë në forma dhe ngjyra të ndryshme sipas idesë dhe mendimit të tij. Le ta bëjë më shumë aeroplanë dhe t’i hedhë për të parë sa larg fluturojnë, cili aeroplan do të fluturojë më larg …
Nxiteni fëmijën të vizatojë dhe ngjyrosë mjete të transportit ajror, me material të ndryshëm sipas dëshirës dhe mendimit së tij. Nga libra ose revista të fotografive të vjetra, preni një fotografi të një automjeti ajror në disa pjesë dhe bëni një enigmë (deri në 9 fotografi). Fëmija ti bashkoj në mënyrë korrekte ose të shpikë mjetin vet transportues duke bashkuar pjesë të ndryshme.
Së bashku me fëmijën bëni nga letra, ambalazhi ose ndonjë material tjetër, mjete të transportit: aeroplan, helikopter, raketë…
Luaj lojëra lëvizëse: fluturojmë me aeroplan, helikopter, raketë. Vendosni pengesa të ndryshme që duhet të shmangen ose ngjiten pak më lart … (sigurohuni që gjithçka të jetë e sigurt për moshën e tij.
Duke realizuar këto aktivitete, do ta nxitim dhe zhvillojmë kureshtjen dhe krijimtarinë e fëmijës.
Tek fëmija do të zhvillojmë sensin e formësimit me letër – teknikë origami (formësim duke palosur letrën). Ne do të pasurojmë përvojat shqisore-perceptuese.
Me këto aktivitete, tek fëmija zhvillohet këmbëngulja dhe qëndrueshmëria, dhe veçanërisht zhvillohet dhe forcohet muskulatura dhe aftësitë motorike.
Shpresojmë që të kënaqeni në aktivitetet e përbashkëta, dhe fëmija juaj do të fitojë njohuri rreth komunikacionit ajror dhe do të zhvillojë aftësi për teknikën e palosjes së letrës – teknikës origami. Në interes të fëmijës tuaj është që ti ndjekë njoftimet tona.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS
IDE PËR PUNIME