LOJE DIDAKTIKE “MËNGJESI, MESDITA, MBRËMJA”

LOJE DIDAKTIKE “MËNGJESI, MESDITA, MBRËMJA”

Qëllimi:

  • Njohja e pjesëve të ditës, (mëngjesi mesdita, mbrëmja) dhe lidhaj e tyre me aktivitetet e përshtatshme të cilat përdoren në pjesët e caktuara të ditës.

Materiali I nevojshëm:

  • Fotografi me simbole.

Aktivitetin e nisim duke biseduar për etapat e kohës gjatë tërë ditës. Tregojmë për kuptimin e kohës së mëngjesit, mesditës edhe mbrëmjes. Me ndihmën e fotografive do të spjegojme se si kalon dita.

Mëngjesin fëmijët mund ta identifikojnë me gjelin, i cili këndon çdo mëngjes për të na zgjuar nga gjumi.

Pasi zgjohemi ne e rregullojmë krevatin dhe vishemi.

Kur të vishemi ne kujdesemi për higjienën personale, ashtu që i lajmë duart, fytyrën dhe dhëmbët. Pastaj pregaditemi për ditën në vijim.

Mesditën e identifikojmë me diellin i cili ndriqon fort, lart në qiell. Në mesditë ne kemi pushim të shkurtë nga obligimet ditore.

Pushimin ne e shfrytëzojmë për të ngrënë drekën dhe për të vazhduar ditën.

Mbrëmja identifikohet me largimin e diellit dhe paraqitjen e hënës në qiell.

Mbrëmja është periudha kur neve shtrihemi të flejmë që të pushojmë për ditën e nesërme.

PËRSHËNDETJET

Mirëmëngjes,mirëmëngjes

Të gjithëve ju përshëndes

Mirëdita për çdo ditë

Ju them unë pa përtesë

Me mirëmbrëma ju nderoj

Kur shihemi në mbrëmje

Mirupafshim ju nderoj kur shihemi me ëndje.

 

TË MËSOJMË NËPËRMJET LOJËS