Qëllimet:
- Vëzhgimi, reagimi dhe ndryshimeve i gjetheve në vjeshtë, grupimi i gjetheve sipas ngjyrave në kutinë e shënuar në mënyrë të përshtatshme sipas demonstrimit.
Materiali i nevojshëm:
- Gjethe,lloje të gjetheve sipas formës,madhësise dhe ngjyrës, kuti, gërshërë, ngjitës, karton, shportë për gjethe.
Realizimin e këtij aktiviteti do ta zhvilloj përmes gjetheve vjeshtore te cilat ndodhen në oborret dhe kopshtet tona. Fëmijët dalin në oborrin e kopshtit mbledhin gjethe dhe më pas në mësojtore (shtëpi) bëjnë seleksionimin e gjetheve në bazë të ngjyrës, formës, dhe madhësisë.
E marim një kuti, e presim me gërshërë në 4 pjesë dhe më pas pjesët e ndara i ngjesim me ngjitës dhe në secilën pjesë të kutisë ngjesim me ngjitës nga një gjethe të ndrysheme.
Fëmijët dalin nëpër oborre dhe kopshte për të mbledhur gjethe.
Pastaj bëjnë selektimin e tyre në kutinë përkatëse në bazë të formës, ngjyrës, madhësisë së gjethit.
Në sa pjesë e ndajmë kutinë?
Ku dalin femijët për të mbledhur gjethe?
Ku i vendosim gjethet e vjeshtës?
Gjithmonë inkurajoni dhe motivoni. Për më tepër, ka fotografi nga punimet për temën e dhënë.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.