Klasifiimi I Perimeve Dhe Frytave

Klasifiimi I Perimeve Dhe Frytave

Qëllimet

  • Kuptimi, shpjegimi dhe interpretimi i informatave nga njohuritë e marra më parë rreth perimeve dhe frutave

Materiali i nevojshëm:

  • Letër për  vizatim dhe ngjyrosje, fotografi te ndryshme të frutave dhe perimeve, gërshërë

Së bashku me fëmijën shikoni fotografitë e llojeve të ndryshme të perimeve dhe frutave. Nxiteni fëmijën të njohë dhe emërtojë frutat dhe perimet. Le ti përshkruaj se si duken dhe të nuërojë disa karakteristika që dinë për pemët ose perimet.

Shpjegojini fëmijës se perimet janë një lloj dhe frutat janë një lloj tjetër bimësh ushqyese.Renditni çfarë ka në perime dhe çfarë ka në fruta.Për ta bërë më të lehtë për të mbajtur mend, tregoni se nga perimet më shpesh përgatitet dreka ose sallatat.
Fruti hahet i papërgatitur ose si sallatë frutash, lëng i shtrydhur, komposto, marmelatë …

Ju duhet të keni fotografi të prera të frutave dhe perimeve të ndryshme. (mund të printoni fotografitë)

Që fëmija të mund të grupojë më lehtë fotografitë e ndryshme (fruta dhe perime) është e nevojshme të përcaktohet një simbol i veçantë për perimet dhe një simbol i veçantë për frutat.
(Shembull: Për perimet, simbol mund të jetë një spec ose një domate; simbol i frutave mund të jetë një mollë ose një dardhë.)
Së bashku me fëmijën mund të zgjidhni simbole të tjera sipas dëshirë suaj.
Ngjitni simbolet në dy fletë të veçanta. Një fletë duhet të jetë për perime dhe tjetra duhet të jetë për fruta.
Nxiteni fëmijën të rregullojë fotografitë në fletë në mënyrë që fotografia të përputhet me simbolin e dhënë.Nëse fëmija ka nevojë për ndihmë në klasifikimin, udhëzojeni me pyetje që do t’i ndihmojnë të klasifikohen më lehtë.
Kënaquni me aktivitetet e përbashkëta

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS