Qëllimi i aktivitetit:
- Детето да изведува движења ускладени со барањата на текстот во музиката и барањата на кореографијата.
- Кординирано движење во ритмот на музиката.
Materiali për punë:
- Internet, përshkrimi me video i këngës “Jemi një s’jemi dy” nga YouTube
- https://www.youtube.com/watch?v=f788LTkewNI
Me fëmijën filloni bisedën dhe kërkoni që t’ju përshkruajë se cila është loja e tij e preferuar kur luan jashtë me shokët e tij. Shpjegojini fëmijës se sa e rëndësishme është loja dhe shoqërimi, si dhe qëndrimi në ajër. Çdo fëmijë ka të drejtë të argëtohet duke luajtur dhe nëse dëshiron dhe ka mundësi mund të praktikojë një sport. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për fëmijën, përmes tij zhvillohet koordinimi i lëvizjes, si dhe aftësia për orientim në hapësirë. Së bashku me fëmijën shikoni videon e këngës “Jemi një s’jemi dy” në linkun e dhënë. Dëgjoni me kujdes fjalët dhe inxiteni fëmijën të lauj sipas ritmit të muzikës dhe koreografisë së dhënë. Në mënyrë që fëmija të mësojë koreografinë dhe lëvizjen sipas ritmit të muzikës, është e nevojshme të shikoni koreografinë dhe të dëgjoni këngën disa herë. Me ndihmën tuaj, fëmija mund të përvetësojë shpejt koreografinë dhe të mësojë këngën. Fëmija do të argëtohet ndërsa vallëzon dhe këndon. Përmes këtij aktiviteti te fëmija nxitet dhe zhvillohet vetëbesimi, lëvizje të koordinuar dhe dëgjimi muzikor.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS