Qëllimet:
- Fëmija te njoh dhe të di ti emertojë 2-3 kafshë shtepiake, të bëj imitimin e leshojë zëra (onomatope)
Materiali i nevojshëm:
- Libri me figura të kafshëve,te preferuar te fëmijës.
Uluni së bashku me fëmijën në pjesën e preferuar të shtëpisë dhe merrni një libër me figura te kafsheve te preferuar te tij/saj. Shfletoni faqet e librit duke e nxitur edhe fëmijën që t’i shfletojë dhe në fotot që i shikoni tregojini fëmijës pjesët e trupit të kafshës së preferuar dhe të kërkoni nga fëmija t’ju tregojë se ku është syri, veshi, hunda, koka, dora dhe këmba. Gjithashtu mund edhe ta pyesni ku është veshi? ku është syri?, etj. dhe të kërkoni që fëmija t’i prekë pjesët e kërkuara tek kafsha ne fjalë.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.