Kafshët Shtëpiake

Kafshët Shtëpiake

Qëllimet:

  • Njohja me kafshët shtëpiake dhe zogjtë dhe karakteristikat e tyre (pamja, lëvizja, zërat, të vegjlit).

Materiali i nevojshëm:

  • Libër me fotografi ose libra me kafshë shtëpiake, fotografi të kafshëve shtëpiake, lodra prej gome-kafshë shtëpiake, You Tube, vizatime me kafshë shtëpiake, ngjyra.

Së bashku me fëmijët shikoni dhe emëroni kafshët shtëpiake. Nxiteni fëmijën tuaj t’ju tregojë – imiton se çfarë zërash lëshojnë kafshët shtëpiake (onomatopenë). Lopa tingëllon muuuuuuu; Delet beeeeeeee; dhia meeeeee.
Emërtoni familjen e një kafshe të veçantë p.sh .: Dash, dele, qengj ; Dhi, cjap, kec…
Fëmijët të imitojnë lëvizjet e kafshëve shtëpiake sipas zgjedhjes së tyre.
Bisedoni me fëmijët se si njeriu kujdeset dhe i ruan kafshët shtëpiake.
Në You tube mund të gjeni gjithashtu video me reklama të kafshëve si dhe shumë tregime rreth tyre.

Së bashku me fëmijët tuaj zbulonise çfarë ushqimesh hanë kafshët shtëpiake. Nga fotografi të mëdha të ndryshme të kafshëve shtëpiake mund të bëni një enigmë duke prerë fotografinë (6-9) në copa dhe nxiteni fëmijën që ta bashkojnë fotografinë.

Së bashku shikoni librat me fotografi në të cilat janë prezantuar kafshë shtëpiake të ndryshme dhe drejtoni fëmijët të ju tregojnë se çfarë shohin dhe të bëjnë pyetje për ato që nuk i kuptojnë.
Nëse keni mundësi, printoni fletë me vizatime të kafshëve shtëpiake. Fëmijët t’i ngjyrosin ato sipas idesë së tyre. Nxitini të vizatojnë kafshët shtëpiake sipas dëshirës së tyre, nëse ju kërkojnë ndihmë, ndihmoni. Nëse fëmijët kanë kafshë shtëpiake prej gome dhe kube, nxitini ata të ndërtojnë një fermë

Kënaquni në aktivitete të përbashkëta.

 

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS