Kafshë të egra nga viset e largëta tropikale dhe polare

Kafshë të egra nga viset e largëta tropikale dhe polare

Qëllimet:

  • Njohja me kafshët e egra (tropikale, polare) karakteristikat dhe nevojat e tyre.
    Kuptimi, shpjegimi dhe interpretimi i informatave nga njohuritë e fituara më parë.

Materiali i nevojshëm:

  • Fotografi të kafshëve tropikale dhe polare

Njohja me pyjet e kafshëve është njëra prej gjërave më të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Në vendet tropikale dhe polare gjenden kafshë me ngjyra të ndryshme, disa kanë ngjyrë të qartë e disa të përziera. Të gjitha gjallesat lindin, marrin frymë, ushqehen , lëvizin, rriten zhvillohen dhe vdesin.

Tema e këtij punimit është të njoftohen me kafshët e viseve të largëta polare dhe tropikale.

Tregojmë disa fotografi dhe fëmijët do të përqëndrohen tek fotot, përmes shembujve që kemi parashtruar do të mësojnë me gjerësisht për secilën kafshë, pamjen e tyre, me cka ushqehen, vendbanimi, lëvizja, a janë të rrezikshëm.

Kafshët tropikale dhe polare ndjehen të sigurtë në habitatin e tyre në pyll, janë të rehatshëm pavarësisht nga fakti se ekziston rreziku, por secili është më i përshtatshëm për të mbrojtur.

Kafshët tropikale lëvizin nga një vend në tjetrin për të gjetur ushqim, ushqehen me bimë dhe kafshë të tjera të vogla, për të prodhuar energji.

Kam rënditur vetëm disa kafshë më të famshme pasi është vështirë t’u kushtohet vëmendje të gjithë banorëve të pyjeve brenda në kornizë.
Pastaj çdo fotografi do të emërtojnë çka është treguar duke pritur nga fëmija të tregon cila kafshë është , me çka ushqehet, si lëviz, ku jeton etj.

Së bashku me fëmijet mundeni të shikoni linkun ne vazhdim.

Me realizimin e këtij aktiviteti fëmijët do të pasurojnë njohuritë e tyre dhe njohuritë per kafshët tropikale dhe polare.