Insektet

Insektet

Qëllimi:

  • Njoftimi me pamjen dhe mënyra e jetës së insekteve si dhe përshkrimi i përfaqësuesve tipik.
    Kërkimi dhe aftësimi i lëvizjeve trupore.

Materiali I nevojshëm:

  • Fleta me disa ngjyra (e bardhë, portokalli, e gjelbërt), gërshërë, ngjitës, kapak të plastikës me madhësi të ndryshme.

Bisedoni me fëmijët për insektet, tregoni që insektet janë klasa më e pasur me lloje në të gjithë botën shtazore. Njihen rreth 1 milion lloje.
Numëroni disa insekte siç janë: milingonat, fluturat, mollëkuqja, krimbi, bleta, merimanga etj.

Tregoni fëmijëve se disa insekte janë të dobishme për njeriun sepse e bëjnë polinizmin e kulturave të rëndësishme bimore, janë prodhues të mjaltës, dyllit dhe mëndafshit.

Me insekte ushqehen shpezët, peshqit dhe shtazë të tjera. Tregojuni disa lëvizje të tjera trupore të insekteve p.sh.: flutura fluturon, krimbi zvaritet nëpër tokë apo bimë etj.

Si të ndërtojmë një krimb?
Përdorim kapakë të plastikës me madhësi të ndryshme. Marrim tre fleta me gjyra të ndryshme si: të bardhë, portokalli dhe të gjelbërt. Vizatojmë rrathë me ndihmën e kapakëve (kokën- duke përfshirë sytë dhe gojën). Pastaj me gërshërë i presim rrathët e vizatuara, i ngjesim format e syrit dhe gojës në rrethin e bardhë ku ndërtojmë fytyrën e krimbit. Palosim rrathët më ngjyra protokalli dhe të gjelbërt dhe i ngjesim njëri me tjetrin duke e ndërtuar trupin e krimbit.
Ja një shembull me video:

Pasi ta mbaroni aktivitetin, dilni me fëmijët në oborret e shtëpisë ose në kopsht që të kenë mundësi t’i njoftojnë dhe t’i numërojnë insektet. Duke i vëzhguar marrin njohuri për lëvizjet e ndryshme trupore të insekteve. Në ambientin e hapur luaj më fëmijën lojëra lëvizëse trupore duke i imituar insektet p.sh.: hapi krahët dhe duke i lëvizur fluturo si flutur.

Të mësojmë së bashku përmes lojës.