Frutat

Frutat

Qëllimet

  • Identifikimi, emërtimi dhe përshkrimi i frutave,
  • marrja e njohurive për përfitimet e bimëve dhe vlerën e tyre ushqyese.

Materiali i nevojshëm:

  • Fruta sezonale

Së bashku me fëmijën, shikoni fotografinë në të cilën paraqiten frutat dhe nxiteni atë që të njohë dhe të emërtojë atë që sheh në fotografi. Shpjegojini atij se frutat janë të pasur me lëndë ushqyese dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për trupin tonë dhe duhet të jenë rregullisht të pranishme në ushqimin tonë.

Nëse fëmija është i interesuar, tregojini atij fotografinë ku rriten dhe si kujdesmi për pemët (pemishte). Theksoni se është shumë e rëndësishme të lani mirë frutat para se ta përdorni ose ta hani atë.

Përfshijeni fëmijën tuaj në prodhimin e sallatave me fruta ose komposto. Nxiteni fëmijën të përshkruajë frutat (ngjyra, forma, aroma, shija …), të ndajë me ju mendimet e tij për llojet e ndryshme të frutave.

Tani është koha për t’u përgatitur për turshitë. Ju mund të angazhoni fëmijën tuaj për t’ju ndihmuar të përgatitni kompote të ndryshme dhe reçele frutash. Nëse fëmija nuk dëshiron të hajë fruta, bëhuni kreativ dhe prej frutave bëni forma dhe karaktere të ndryshme që do të jenë interesante dhe do që do ta nxisin fëmijën që të hajë.

Kënaquni me aktivitetet e përbashkëta

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS