Fermeri ruan, çfarë fiton

Fermeri ruan, çfarë fiton

Qëllimet:

  • Njohja me kujdesin e njeriut për kafshët, marrja e njohurive për përfitimet e kafshëve shtëpiake.

Materiali i nevojshëm:

  • Libra me fotografi dhe libra me kafshë shtëpiake. Fotografi të kafshëve shtëpiake, fotografi të produkteve që marrim nga kafshët shtëpiake, You Tube, vizatime dhe ngjyra.

Bisedoni me fëmijët sipas fotografive të dhëna dhe nxiteni të ju tregojnë se pse njeriu kujdeset dhe mban kafshët shtëpiake, çfarë dobie ka nga ato.

Shpjegojuni atyre emrat e vendeve ku mbahen kafshët shtëpiake (hambar, stan delesh, tufë, pulari, fermë …) Çfarë ushqimi hanë kafshët shtëpiake: sanë, kashtë, mel, grurë, misër, bar [

Në You tube ju mund të gjeni video me ferma dhe kafshë. Shikoni videot së bashku dhe nxitini fëmijët të thonë atë që shohin.

Emërtoni një kafshë shtëpiake p.sh. Lopa dhe pyet çfarë na jep lopa? Përgjigja: qumësht; Çfarë mund të bëjmë ose të marrim duke përpunuar qumështin: kos, gjalpë, salcë kosi, djathë … Pyetni ata për kafshët shtëpiake të tjera. Fëmijët t’ju tregojnë, përshkruajnë se çfarë përfiton njeriu nga një kafshët e caktuar.

Shpjegoni dobitë që marrim nga produktet që marrim nga kafshët shtëpiake. Këto produkte duhet të jenë të pranishme në ushqimin tonë ditor.

Nëse jeni në gjendje, printoni vizatime në këtë temë dhe lërini fëmijët t’i ngjyrosin ato sipas idesë së tyre. Nxiteni fëmijët të vizatojnë vetë produktet që njerëzit marrin nga kafshët shtëpiake.

Kënaquni me aktivitetet e përbashkëta.

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS