FAMILJA IME KRENARIA IME

FAMILJA IME KRENARIA IME

Qëllimi:

  • Nxitja e ndjenjës së përkatësisë në familje, emërimi i anëtarëve të familjes.
  • Të kuptuarit e ngjashmërisë dhe dallimeve ndërmjet anëtarëve të familjes në aspekt të gjinisë, dukjes së jashtme dhe roleve sociale të cilat i bëjnë.

Material i nevojshëm:

  • Fleta të bardha,
  • ngjyra temperne,
  • ngjyra të drurit,
  • fotografi të anëtarëve të familjes,
  • ngjitës.

Bisedën filloni duke i njoftuar fëmijët me familjen e ngushtë, tregojuni se familja është gjëja më e shtrejtë dhe më e bukur, diçka që është e pakrahasueshme me asgjë tjetër në botë.
Tregoni fëmijëve se familja përbëhet prej disa anëtarëve p.sh.: disa familje janë 4 anëtarësh siç janë (numëroni): babi, mami, vëllau, motra. Ndërsa tregoni që ekzistojnë edhe familje me më shumë anëtarë: babi, mami, vëllau, motra, gjyshi, gjyshja… etj.
Ja disa fotografi.

Merrni dhe ju fotografitë e anëtatëve të familjes ku fëmija mund ti emëron, numëron dhe mësoni ti dallojnë gjinitë mashkullore dhe femërore. Nxitni ti tregojnë rolet e tyre në familje, cili është më i madhi, cili më i vogli, si duhet të sillen dhe të respektohen njerëzit më të ritur që janë në familje.
Bisedoni me fëmijët se si duhet të jetë një familje e shëndoshë p.sh.:

  • Duhet të ketë harmoni, dashuri, mirëkuptim, respekt, ngrohtësi që të jetë familja e shëndoshë dhe e lumtur.
  • Familjen duhet ta rasepsktojmë, ta mbrojmë dhe ta mbajmë të bashkuar deri në fund të jetës.
  • Familja është, ka qenë dhe do të jetë gjëja me e shenjtë për njeriun.

“Familja ime” – vizatim ose punim i lirë dhe ngjyrosje e modeleve nga fëmijët (në disa mënyra)

  • Në fletë të bardhë vizatoni ose printoni trungun familjar, ku fëmija mund ti vizaton, emëron dhe ti ngjyros me ngjyrë të drunit anëtarët e familjes sipas dëshirës së tyre.
  • Me ngjyrë temperne ngjyrosni duart dhe me vulosjen e duarve në fletë të bardhë formoni trungun familjar dhe në çdo dorë e emëroni anëtarin e familjes.
  • Printoni trungun familjar ku në çdo degë ngjitni (vendosni) fotografi të anëtarëve të familjes.

Mësojmë vjershën (duke lexuar vjershën njëkohësisht numëroni me gishterinjët e duarve sipas radhitjes duke filluar prej gishtit të madh).

“Familja”

Ky është babi që punon,
Kjo është mami qe na do,
Ky është vëllau më i madhi,
Kjo është motra më e vogël,
Kjo është foshnja që ri në djep,
Kjo është e gjith familja jonë.

Besoj që ju ka pëlqyer aktiviteti. Faleminderit fëmijë dhe prindër për bashkëpunimin.