EMRI IM, SIMBOLI IM

EMRI IM, SIMBOLI IM

Qëllimi i aktivitetit:

  • Njohja vizuale e strukturës grafike të emrit të vetë të shkruar në letër, shoqërimi i emrit me një simbol të caktuar, zhvillimi i aftësive grafomotorike.

Materialet për punë:

  • Fotografi nga alfabeti,
  • letër për vizatim dhe shkrim,
  • ngjyra sipas zgjedhjes suaj.

 

Së bashku me fëmijën shfletoni alfabetin dhe fotot e dhëna. Tregoni një shkronjë dhe shqiptoni atë së bashku me fëmijën. Shpjegojini fëmijës se shkronjat i përdorim për të shkruar një mesazh, një letër. Shpjegojini fëmijës që të gjitha fjalët mund të shkruhen. Pastaj shkruani emrin e fëmijës në një copë letër duke emëruar shkronjat. Nxiteni fëmijën të njohë dhe emërtojë shkronjat e emrit të tij. Vizatoni një simbol pranë emrit të shkruar (nëse fëmija dëshiron, ai thjesht mund të vizatojë). Duke njohur simbolin, fëmija do të njohë edhe emrin e tij / saj të shkruar.

Shkruani emrat e anëtarëve të familjes tuaj. Vizatoni një simbol të ndryshëm pranë secilit emër. Kërkojini fëmijës t’ju tregojë fletën e emrit, të cilën ju do të thoni, fëmija, duke njohur simbolin që është vizatuar pranë emrit, duhet t’ju tregojë fletën me emrin që po kërkoni. Fëmijët më lehtë do të kujtojnë simbolet, dhe përmes tyre do të kujtojnë shkronjat e dhëna.

Përmes lojës duke qëlluar simbolet dhe duke treguar se cili emër është shkruar pranë simbolit të dhënë, fëmija do të mësojë të njohë dhe emërtojë shkronjat.

Nëse fëmija juaj tregon interes dhe është më i rritur, në fillim nxiteni që të përpiqet të shkruajë shkronjën e parë të emrit të tij / saj dhe pastaj emrin e plotë. Nëse fëmija di të thotë shkronjën e parë të emrit të tij ose emrat e anëtarëve të familjes së tij, atëherë ai mund të luajë lojën “Me shkronjën, me shkronjën …” thuaje. Në marrëveshje me fëmijën ai mund të thotë sende të ndryshme, kafshë … ose emra të ndryshëm me shkronja të caktuara. Shembull: Thuaj kafshë në shkronjën GJ? Gjirafë, Gjinkallë ..Me shkronën D? Dreri, derri, dallëndyshja …Apo emri i shkronjës A? Artan, Arlinda….Shpresojmë që të kënaqeni me aktivitetet dhe që fëmija juaj të mësojë të njohë emrin e tij në mënyrë grafike. Me mbështetje dhe inkurajim të vazhdueshëm, fëmija gjithashtu mund të mësojë të shkruajë emrin e tij.

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS