Cikli i ujit në natyrë

Cikli i ujit në natyrë

Qëllimi i aktiviteteve:

  • Arritja e njohurive elementare për ciklin e ujit, shpjegimi dhe interpretimi i informacioneve dhe procesit të cilat janë fituar aty për aty, hyrje në mardhënjen e arsyeshme-mardhënjet pasojë.

Ndihma vizuale dhe materiali i kërkuar:

  • Ngjyra dhe letër.Fotografi dhe ilustrime meteorologjike nga cikli i ujit.

Njohja me ambientit është njëra prej gjërave më të rendësishme për zhvillimin e fëmijëve. Mësimi për dukuritë e ndryshme natyrore iu ndihmon fëmijëve shumë për të kuptuar se si funkcionon natyra. Tema e këtij punimit është Cikli i ujit në natyrë. Nëpërmjet shembujve të ndryshme fëmijët mësojnë për se si krijohet shiu, ku bien dhe pastaj si nëpërmjet avullimit uji ngrihet lartë në qiell.

  1. Avullimi ndodh kur oqeanet dhe trupat ujore me siperfaqet e tyre të mëdha thithin energjinë diellore duke ngrohur siperfaqet e tyre. Pasi nxehet, uji avullon (kthehet nga gjendja e lëngshme në avull).

2. Djersitja ështe proçes kur bimët e gjelbra (pyjet dhe e gjithë mbulesa bimore) shkarkojnë lagështi në ajër.

3. Kondensimi është pasojë kur temperaturat e ftohta në atmosferë bëjnë që avujt të kondensohen (kthehen nga gjendje e avullt në të lëngshme). Erërat dhe masat e lagështa të ajrit lëvizin duke formuar rretë.

4. Reshjet pas ftohjes se rreve në atmosferë uji tashmë bie nga qielli në formë të shiut, borës, llohës dhe breshër.

5. Infiltrimi është pasojë e ujit që bie në tokë, e gjenë rrugën e vet në sipërfaqen e tokës në pellgje, përrenj dhe lumenj si dhe në xhepa nëntoksorë ujor.

Si krijohet avulli? Si krijohen rretë? Sa është i rëndësishë uji? Sa ujë ka në sipërfaqen e tokës? Cili është roli i florës në ciklin e ujit? Sa lloje të rreshjeve kemi? Etj.

Gjithmonë inkurajoni dhe motivoni. Për më tepër, ka fotografi nga punimet për temën e dhënë.

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.