Bota ujore

Bota ujore

Qëllimi i aktiviteteve:

  • Arritje e njohurive për botën bimore dhe shtazore nënujore,
  • Stimulim i zhvillimit senzoro-perceptive me materiale dhe mjete të ndryshme figurative,
  • Zhvillim I motorikës së imët dhe kuriozitetit tek fëmijët.

Për realizimin e këtij aktiviteti do na nevojiten:

  • Vizatime,
  • Hamer / flete blloku,
  • Gërshërë,
  • Ngjitëse,
  • Letër kollazh / letër aluminiumi.

Njohja me ambientit është njëra prej gjërave më të rendësishme për zhvillimin e fëmijëve. Mësimi për dukuritë e ndryshme natyrore iu ndihmon fëmijëve shumë për të kuptuar se si funkcionon natyra. Tema e këtij punimit është Cikli i ujit në natyrë. Nëpërmjet shembujve të ndryshme fëmijët mësojnë për se si krijohet shiu, ku bien dhe pastaj si nëpërmjet avullimit uji ngrihet lartë në qiell.

A keni vizituar lumë, liqen ose deti?

Çka keni vërrejtur atje, kush jeton në ujë?

A mendoni se ka bimë ujore?

Pastaj në çdo fotografi do tç emërojmë çka është e treguar duke pritur nga fëmija ti tregon dhe emëron termet më të njohura, të meson dhe emëron të reja.
Fëmijës ti tregojmë se çka është përrua, lumë, liqen, deti dhe prej se ato dallohen.

Ato janë prezantuar në fotografitë në vijim.

Çka shikoni në fotografinë në vijim?

A i njihni kafshët dhe si quhen disa nga ato?

Gjithsesi me ndihmën e prindit përveç peshkut fëmijët do të dëgjojnë edhe për kafshë tjera të cilët jetojnë nën ujë.

Gjithsesi për disa do tju tregoni se mund të jetojnë Brenda por edhe jashtë ujit, siq janë breshka ujit, foka, gaforja etj.

Të tjerat mund ti tregoni dhe emëroni si delfini, peshkaqeni, zlli detit, oktopodi, medusa, kali ujit, sepja

Pasi të keni mbaruar me gjitha ato do ti lusni të marrin hamer ose fletë nga blloku, vizatoni formën e peshkut, ose përdoreni mostrën e mëposhtme, mund të ngjyrosni pjesë pjesë, ose mund ta bëni me letër kollazhi, punoni sipas dëshirës.

Lushpat, sëbashku me fëmijën mund ti ngjitni me material nga letër kollazhi, ose nga letra e butë me ngjyrë ose salfetka me ngyrë, e prerë në kocka ose duke I ndrydhur me gishta dhe duke u ngitur njërën mbi tjetrën me ngjitëse.Shiqoni shembujt.

Me realizimin e këtij aktiviteti fëmijët do ti pasurojnë njohuritë e tyre dhe njohurinë për kafshët ujore.

Aktiviteti kontribon në zhvillimin e motorikës së imët, durueshmërinë në punë dhe besimin në aftësitë personale.