BLETA DHE MJALTI

BLETA DHE MJALTI

Qëllimi:

  • Drejtimi i fëmijës ka përvetësimi njohje  kualitetit, bazë të mjaltit.

Materiali I nevojshëm:

  • Karton tualeti,
  • ngjyra temperë,
  • fletë me ngjyrë,
  • laps,
  • gërshërë,
  • ngjitës.

Nxiteni fëmijën të tregojnë se tash jemi në stinën e verës , e shikojmë se gjithë natyra buzëqesh dhe është e gjelbëruar.
Po përveq gjelbërimit kanë qel edhe lulet, e dini ju se kush ndalon në lule, ndalon bleta, bleta punëtore e cila mbledh nektarin për të fituar mjaltin.

Edhe ju sipas mundësisë pregaditni një bletë punëtore sëbashku me fëmijën.

Mereni një karton tualeti më pas ngjyroseni me ngjyrë temperë të verdhë dhe të zezë, sepse këto janë dy ngjyra që ka bleta.

Gjithashtu mereni një fletë të kaltërt dhe preni që ti formoni fletat dhe më pastaj edhe fytyrën, ndoshta do të ju pëlqejë nëse e provoni do të jetë shumë argëtuese për ju.

Duke realizuar këto aktivitete, ne do të nxisim dhe zhvillojmë kureshtjen dhe kreativitetin e fëmijës.
Tek fëmija do të zhvillojmë një sens të formësimit me letër – teknikë origami ( formësimi duke palosur letrën ), do ti pasurojnë përvojat shqisore – perceptuese .

Me këto aktivitete tek fëmija zhvillon këmbëngulësia dhe qëndrueshmëria , veqanërisht zhvillohet dhe forcohen motorika e imët dhe e madhe.

Shqaroni dhe nxiteni fëmijën që të njoftohet me vetit e mjaltës, ngjyrën e saj, prejardhjen, a tretet në ujë të ftohtë mjalta dhe në ujë të ngrohtë, a ngjitet në duar etj.

Gjithashtu mjaltën e përdorim nëpër kuzhina tradicionale ku dhe vet fëmija mund të pregaditë biskota me mjaltë dhe ndërkohë ti shijojë.

,,BLETA”

Nëpër lule shkon e vjen
Bletë e vogël mbledh folenë,
Mjaltin ,dyllin na gatuan
Prandaj shumë ty të duam.
Ndonjëherë nuk bën mire,
Të pickon pa mëshirë
Po qese më ngacmon,
Thumbi im të pickon

Shpresoj që të kënaqeni në aktivitetet e përbashkëta dhe fëmija juaj do të fitojë njohuri për Bletën dhe mjaltin
Në interes të fëmijës tuaj është që të ndiqni njoftimet tona.

TE MËSOJME SËBASHKU NËPERMJET LOJËS.