Qëllimi:
- Zhvillimi i kuptimit për mbështjellje me letër, pasurimi i përvojës senzor-perceptive.
- Mësimi dhe nxitja e zhvillimit të orientimit të pjesës në raport me pjesën e plotë gjatë mbështjelljes.
- Zhvillimi dhe përsosshmëria e zhvillimit motorik të imët.
Material i nevojshëm:
- Letër të bardhë,
- letër me ngjyrë,
- ngjyra të drurit,
- ngjyra të ujit,
- brushë,
- gërshërë,
- ngjitës,
- laps,
- vizore.
Nëpërmjet bisedës, stimuloni fëmijët të ju jep përgjigje se cilat nga mjediset ajrore i njeh.
Bëni pyetje: cilat mjete fluturojnë në ajër?
Kush e drejton aeroplanin?
A është I rëndë aeroplani? Etj.
Mandej provoni sëbashku me fëmijët të ndërtoni aeroplan nga letra, ja sqaron hapat fëmijës një nga një dhe mandej le ta provon sipas jush që ta bëj aeroplanin, ja lejoni fëmijës që ta shfrytëzoj imagjinatën që ta dekoroj aeroplanin ajror me ngjyra sipas dëshirës.
Gjithashtu mund të konstruktoni fluturake që mund ta shihni në foto , e vizatojmë japin formën e duhur dhe e prejmë, pastaj e ngjesim sipas kërkesës së dhënë, dhe ja lejoni fëmijës të lozë me fluturake aq sa ka interes.
Pastaj luajmë lojën kapjen dhe gjuajtjen e aeroplanave me të dy duart.
Pastaj organizojmë gara se cili aeroplan mund te fluturojë më larg e më larg, si dhe cila fluturake rrotullohet më fortë në ajër.
Të mësojmë sëbashku vjershën.