Qëllimet:
- Njohja me llojet e automjeteve transportuese speciale;
- Fitimi i njohurive për ekzistencën e automjeteve speciale; qëllimi i tyre; pamja e tyre dhe karakteristikat sinjalizuese
- Sjellja e njerëzve dhe mjeteve të transportit në trafik kur kalojnë automjetet speciale.
Së bashku me fëmijën, shikoni në fotografitë 01, 02 dhe 03 për automjete speciale dhe nxiteni që t’i emërojë ata, t’ju tregojë se ku po lëvizin.
Së bashku me fëmijën, shikoni fotografinë 04 të automjeteve të trafikut për një qëllime speciale (të veçanta) dhe nxiteni që t’i emërojë ato, t’ju tregojë se çfarë sinjale kanë ato (tinguj dhe dritë) dhe kush drejton ato.
Së bashku shikoni fotografitë 05, 06 dhe 07 dhe bisedoni me fëmijën për këto profesione dhe lëreni që t’ju përshkruaj atë që sheh në foto.
Për ata fëmijë që duan të dinë më shumë, për kureshtarët, sqarojuni atyre se ndihma e shpejtë, shërbimi i zjarrfikësve dhe policia kanë automjete jo vetëm në tokë, por edhe në ajër dhe ujë, në mënyrë që ata të arrijnë kudo dhe të ndihmojnë, ja edhe disa fotografi:
Së bashku me fëmijën bëni nga letra, ambalazhi ose ndonjë material tjetër, mjete të posaçme të transportit në komunikacion: ambulancën, automjetin e zjarrfikësit, të policisë
Lëreni fëmijën të vizatojë dhe të ngjyros mjete të posaçme të transportit në komunikacion, nëse është e nevojshme ndihmoni atë, por pjesërisht, nxiteni të vizatoj sipas mendimit të vet. Ai gjithashtu mund të ngjyros një vizatim. Nëse keni libra dhe revista me fotografi të vjetra me mjete të posaçme transporti në komunikacion, preni një fotografi të një automjeti special në disa pjesë – bëni një enigmë (deri në 9 fotografi). Fëmija le ti bashkoj fotografitë ose të shpikë automjetin e tij të veçantë duke bashkuar pjesë të ndryshme.
Luaj lojëra lëvizëse: vozisim ambulancën, automjetin për zjarrfikës, të policisë me imitim të zërit sinjalizues. Vendosni pengesa të ndryshme që të mund ti kapërcejnë ose të kërcejnë mbi to. (Sigurohuni që ato jenë të sigurta dhe të përshtatshme për moshën e tyre)
Shpresojmë që të jeni kënaqur me aktivitetet tona dhe fëmija juaj të ketë arritur njohuri për automjetet e transportit në komunikacion me përparësi kalimi – automjete speciale në tokë, në ajër dhe në ujë. Sa të rëndësishme janë këto automjete për njerëzit dhe mjedisin dhe nevoja që të lejohen të kalojnë duke dhënë sinjale me tingull dhe dritë.
Në interes të fëmijës tuaj është që të ndiqni njoftimet tona.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS
IDE PËR PUNIME