AUTOMJETET E KOMUNIKACIONIT TOKËSOR

AUTOMJETET E KOMUNIKACIONIT TOKËSOR

Qëllimet:

  • Njohja me automjetet e transportit në tokë dhe komunikacioni në tokë, zhvillimi i motorikës së imët dhe të madhe, nxitja e kreativitetit, rregullat e sjelljes në komunikacion, kush janë pjesëmarrësit në komunikacion, arritja e njohurive të reja.

Materiali i nevojshëm:

  • Material artistik sipas dëshirës (ngjyra uji, fllamostera ),
  • rrotullime nga letra higjienike,
  • ngjitës,
  • ambalazh i zbrazët për ripërdorim,
  • karton,
  • kuti të zbrazëta,
  • kube.

Bisedoni me fëmijën për automjetet e transportit tokësor, nxiteni fëmijën të mendojë dhe të numëroj disa automjete tokësore.

Bisedoni për semaforin dhe si funksionon: ndalemi kur semafori është i kuq, nisemi kur drita është jeshile. (semafori i këmbësorëve është në dy ngjyra) Për makinat, semafori ka tre ngjyra të kuqe-ndalu; e verdha-përgatitu dhe e gjelbra-nisu. Kur duam të kalojmë rrugën, gjithnjë kalojmë në vendkalimin për këmbësorë dhe është me rëndësi që fëmija gjithmonë të mbajë për dore të rriturin, fëmijë vetë nuk duhet të kalojë rrugën.

Me ndihmën e një fotografie ose një lodre, njoftojeni fëmijën në mjet transportues tren dhe se treni lëviz në shina.

Ja idea se si të bëni veturë nga letra.

Pastaj provoni së bashku në mënyrë kreative të bëni një fotografi të makinës, autobusit, kryqëzimit, semaforit, një ide që mund të përgatisni ushqime duke përdorur detajet e temës, lereni fëmijën të përdorë kreativitetin e tij, duke u argëtuar dhe të gjejë një mënyrë të suksesshme që të përfundoj me sukës detyrën e dhënë.

TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.