Qëllimi:
- Zgjerimi i njohurive
- lidhja e njohurive te vjetra me te reja
- perseritja e formave gjeometrike, stimulimi i kreativitetit
- perfitimi i njohurive per mjete speciale dhe perdorimi i tyre.
Materiali i nevojshëm:
- Fleta me ngjyre ose flete te bardhe, gershere, ngjitese, ngjyra uji ose druri, kuti kartoni, ambalazhe e zbrazet.
Filloni aktivitetin ashtuqe do tu leshoni femijes nepermjet internetit zera nga automjete te ndryshme speciale dhe ja sqaroni ne cfare raste perdoren ato, si p.sh zeri i ndihmes se shpejt, zjarrefikesit, automjeti policor.
Mandej provoni ne menyre kreative te konstruoni nje nga automjetet e specializuara me zgjedhje te perbashket me femijen. Stimuloni te mendoj si ato automjete dallohen nga te tjerat.
Bisedoni me fëmijët për atë se çfarë automjeti paraqet mjeti kundër zjarrit, pastaj preni pjesë nga mjeti zjarrëfikës në formë gjeometrike, nxiteni fëmijën që ti emërtojë format (rrethi, trekëndëshi, katrori, drejtëkëndëshi) pastaj bëni mjetin zjarrëfikës dhe lereni fëmijën që vet të tentoj që ti ngjes në një fletë.
TË MËSOJMË SË BASHKU PËRMES LOJËS.