Qëllimi:
- Zbulimi dhe njohja e vetive të ajrit dhe sqarimi I njohurive të arritura.
Materiali I nevojshëm:
- Gota plastike, fyshta (pipa).
Bisedoni në pika të shkurta për ajrin: tregoni që është shumë i rëndësishëm për njeriun dhe për të gjitha qeniet e gjalla në tokë. Ajri nuk ka aromë, nuk ka ngjyrë, pa ajër nuk mund të jetohet, dhe se ajri na rethon nga te gjitha anet. Tregojuni fëmijëve që duhet ta ruajmë ambientin që të kemi ajër të pastër, ajri është shëndeti i njeriut. Pastaj tregoni për lëvizjen ajrore – erën . Bëni pyetje të shkurtra fëmijëve për shembull:
- A mund ta ndjeni erën?
- A mund ta shihni erën ?
Po erën mund ta ndiejmë p.sh: kur ecim nëpër rrugë ai fryen mbi ne.
Vetë era nuk mund të shihet , por shenjat e erës mund të shihen : lëkundja e pemëve , tymi nga oxhaku devijon në drejtim te erës etj…
Merrni një gotë plastike dhe vendoseni mbi tavolinë (mundet edhe me 2-3 gota dhe persona) dhe nxiteni fëmijën që duke i fryrë ajrit ta dërgojë gotën deri tek vendi i duhur. Përsërisni lojën disa herë deri sa të ketë interes fëmija. Ja një shembull nga nxënësi i grupit Petrit Gavazi.
Mëso vjershen: “SIKUR TE FLUTUROJA”
Sikur të mund të fluturoja
Qiellin nga lart ta vështëroja
Nga vetmija të shkoja
Dhe miqt e ajrit ti takoja.
Një pëllumb dhe një pulëbardhë,
A një shqiponjë me sqep të bardhe?
Një harabel a qukapik,
Shok I lartesive te lutem mos ik.