Qëllimi:
- Zbulimi dhe njohja e vetive të ajrit, kuptimi dhe sqarimi i njohurive të arritura.
- Përvetësimi i njohurive elementare për ajrin.
- Zhvillimi aftësisë për këndim të këngës.
- Aftësimi për të dëgjuarit aktiv.
Material i nevojshëm:
- Balona (tollumbacë), fotografi.
Gjatë kësaj periudhe të hershme, fëmijët fillojnë të tregojnë interes të veçantë për të zbuluar gjëra të reja. Të bëjë njohjen e vetive të ajrit në mënyrë argëtuese dhe të inkurajojnë hulumtimin e fëmijëve.
Bisedoni me fëmijët për ajrin sa është i rëndësishëm për njerëzit, për bimët dhe për kafshët. Gjithmon bëni pyetje të thjeshta dhe të shkurtra. A ka ngjyrë ajri? A ka aromë ajri?
A mundemi të jetojmë pa ajër? Etj.
Nxiteni fëmijën që ta mbyll gojën dhe hundën dhe njëkohësisht të vërejnë se a munden pa ajër.
Mandej provoni para fëmijëve të fryeni balona dhe tregojuni se ajrin e hasim në balona.
Pastaj jepuni fëmijëve që ta hedhin në hapësirë dhe të vërejnë se si lëshohet ajri.
Lejoni fëmijët të luajnë me balon në ambient të hapur apo në ambient të mbyllur, dhe të këndojnë këngën:
Po fryhet baloni
Ruaj mos pëlcase
BAUUUU
Të mësojmë sëbashku vjershën.